Sipas raportit të mediumit gjerman ‘WDR’, motra e Besar Nimanit ka tentuar të fus një thikë në gjykatë para seancës.
Seanca që do mbahej ishte për vrasjen e boksierit kosovar, e cila filloi nga ora 09:00 të mëngjesit.
Fillimisht, ditën e parafundit të gjykimit, motra e Besar Nimanit tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit, por u detyrua ta dorëzonte në kontrollin e hyrjes, sipas avokatit mbrojtës.
Në ditën e fundit (26 shkurt), me të përfunduar seanca gjyqësore në ora 13:30, janë dëgjuar të shtëna – ndërsa dëshmitarë okularë të cilët kanë thënë se kanë parë disa persona të shtrirë në tokë pasi u plagosën.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, të plagosurit ishin babai dhe vëllai i të pandehurit në këtë proces.
Gjykimi i boksierit Nimani, i cili filloi në orën 9 të mëngjesit, përfshin të pandehurin Huseyin Akkurt, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut.
Një i dyshuar i dytë është ende në arrati. Sipas BILD-it gjerman, dëshmitarët okularë kanë raportuar se kanë dëgjuar zyrtarët policorë duke thirrur: “Dikush po qëllon jashtë!”, pas së cilës të gjithë u larguan me nxitim nga salla.
Vëllai i të pandehurit ishte plagosur në këmbë, ndërsa babai i tij kishte marrë një plagë në gjoks dhe raportohet se ka ndërruar jetë. /Telegrafi/
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...