Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i panjohur, teksa ishte në lëvizje me një motoçikletë, ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Rr. Emin Duraku, Prishtinë 10.02.2025-12:50. Është raportuar se një person i panjohur derisa ka qenë në lëvizje me një motoçikletë, ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...