Tre zyrtarë policorë janë lënduar të martën mbrëma në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, si pasojë e goditjes nga tre motoçiklistë që nuk i respektuan rregullat e trafikut.
Sipas njoftimit, rasti i parë ndodhi rreth orës 21:15, kur një motoçiklist refuzoi të ndalonte për kontroll policor, rriti shpejtësinë dhe goditi dy zyrtarë policorë.
Të lënduarit u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt për trajtim mjekësor.
Policia njofton se i dyshuari është identifikuar pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular. Më vonë, ai së bashku me prindin e tij është paraqitur në stacionin policor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Pak minuta më vonë, rreth orës 21:20, një tjetër incident ndodhi kur dy motoçiklistë tjerë përplasën një zyrtar tjetër policor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dy të dyshuarit u arrestuan në vendngjarje dhe, pas intervistimit, u liruan në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar./Arbresh.info/
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan