Në dy ditët e ardhshme vendi ynë do të dominohet nga fusha me presion më të rritur, që ditën e sotme do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit në vise të ulëta me kushte edhe për mjegull.
Mirëpo nga Mesdheu jugor po kalon një sistem ciklonik, ku ditën e shtunë do të sjell vransira, e vende-vende priten mundësi edhe për riga lokale shiu.
Në aspektin termik të premten gjatë ditës temperaturat maksimale do të shënojnë rritje, e ditën e shtunë do të pësojnë rënie të lehtë.
Nga dita e diel mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, të cilat javën e ardhshme do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, e prej ditës së martë depërtimi i masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të rrisë temperaturat edhe mbi vlera mesatare.
Cilësia e ajrit do të sillet përreth vlerave mesatare, vetëm në mbrëmje vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.
3.04.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull, që më pas do të shpërndahet. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen. Temperaturat në vise të ulëta -4C deri 14C, e në vise malore -4C deri 6C. Erë e lehtë nga juglindja dhe lindja 1-6m/s. Indeksi UV: 5
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...