Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në këto kushte anticiklonike do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.
Sipas institutit, mëngjesi do të jenë relativisht i ftohtë edhe sot, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t’i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja”, thuhet në njoftim.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...