Të premten parashikohet që në orët e para të 24-orëshit si dhe në orët e mëngjesit të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Menjëherë pas reshjeve pritet mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës lokalisht me vranësira të pjesshme dhe me mundësi për ndonjë reshje të izoluar.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-56 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C. /MeteoKosova/
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025