Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.
Njëjtë do të jetë moti edhe në ditët e ardhshme, ndërsa siç njofton IHK-ja, nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve pritet të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë”, thuhet në njoftimin e IHK-së./arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri