Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se java e ardhshme pritet të nisë me mot të qetë, por të ftohtë.
Sipas njoftimit, nga e marta parashikohet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore, shkruan Arbresh.info.
Në viset malore priten reshje bore me intensitet mesatar.
Temperaturat e ulëta do të sjellin ngrica në mëngjes, duke krijuar rrezik për rrugët e lagështa dhe të akullta. Prandaj, apelojmë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.
Gjithashtu, në disa zona të ulëta parashikohet prani e mjegullës, e cila mund të kufizojë dukshmërinë.
Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e IHMK mbi kushtet meteorologjike dhe të marrin masat e duhura për motin e ftohtë dhe rrugët e rrëshqitshme
E Hënë, 10 Shkurt 2025
Moti do të jetë me diell dhe vranesira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 7°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu.
E Martë,11 Shkurt 2025
Mot me diell dhe vranesia te shperndara.Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte per riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperendimit.
E Mërkurë, 12 shkurt 2025
Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat parashihen të dendesohen dhe të krijojnë kushte që vende-vende të ketë riga shiu të përziera me bore. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtesi 1-4m/s.
E Enjte, 13 Shkurt 2025
Parashikohet mot kryesisht i vranët . Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-5 m/s.
E Premte, 14 Shkurt 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Vranesirat vende-vende mund te sjellin riga te dobeta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperndimi me shpejtësi 1-5 m/s./Arbresh.info/
Krasniqi tregon pse erdhi deri te vendimi për protestë nesër...
Zbulohet në fund të detit qyteti i ndërtuar 140 mijë vjet më...
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Për...
Lokomotiva e Moskës heq dorë nga Daku, shkak çmimi i tij i l...
Zelensky ndërpret papritur vizitën në Gjermani
Shpërthim në burgun e Fushë Krujës, policia: Nuk ka persona ...