Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, situata meteorologjike do të jetë pothuajse e njëjtë.
Sipas IHMK-së, kjo gjendje meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë dhjetë ditëve të para të muajit korrik.
“Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike, por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Meteorologët parashikojnë që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...