Në parashikimin e motit për për pesë ditët e ardshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë territorin e vendit do të jenë të qëndrueshme edhe për katër ditët e ardhshme duke krijuar kushte për një mot të nxehtë dhe me vapë.
Një gjendje e tillë me temperatura të larta do të vazhdoj deri ditën e enjte ,ku më tej mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale.
Një situatë e tillë e motit nuk do të jetë edhe në vise me lartësi mbidetare mbi 800m, pasi që atje maksimalet do të shënojnë vlerat rreth 30 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 12m/s.
Pa s këtyre temperaturave të larta , gjatë vikendit pritet të kemi ulje të temperaturave maksimale dhe kushte tjera meteorologjike.
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...