E diela në Prishtinë filloi me temperatura të larta, por pasditja ndryshoi.
Shtrëngatë me shi ka kapluar vendin, ndërkohë pritet njëlloj edhe në ditët e para të javës që po hyjmë.
Nga mesi i javës pritet të ketë mot më stabil.
Nga dita e mërkurë, priten kushte më stabile, që do të sjellin intervale më të gjata me diell, vetëm rreth viseve malore mbeten mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

Të enjten mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën e premte mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë, sipas Prishtina Weather
Temperaturat e ajrit, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimi-perëndimi 2-6m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të lehtë nën vlera normale.
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...