Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell, krahasuar me javën që e lamë pas.
Mëngjeset dhe netët do të jenë me ngrica, ndërsa mesdita kryesisht me diell, por në disa vende për shkak të mjegullës prezenca e diellit do të jetë minimale.
Mjegulla si dukuri do të shfaqet në orët e para dhe gjatë natës, por kryesisht në viset e ulëta dhe për rreth lumenjve.
Në fushat termike do të kemi ngritje në mesditë, ndërsa temperaturat minimale mbesin kryesisht të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kjo situatë anticiklonike dhe ky aktivitet pasiv meteorologjik do të krijojë kushte që situata biometeorologjike mos të jetë e mirë në disa intervale të ditës, kryesisht në mesditë dhe mbrëmje, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...
Luis Enrique pranë rinovimit me PSG-në, zbulohen detajet e k...
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...