Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon e cila po influencon në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot relativisht të qëndrueshëm.
E Martë 01 Janar 2019
Dita e Martë dt 01 Janar 2019 moti do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/3°C
Zonat e ulëta 0/13°C
Zonat bregdetare 5/13°C
E Mërkurë 02 Janar 2019
Dita e Mërkurë dt 02 Janar 2019 masa ajri të ftohta arktike do të afrohen në vendin tonë, moti do të jetë me vranësira reshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -4/2°C
Zonat e ulëta 1/11°C
Zonat bregdetare 4/11°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK