Moti nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.
Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore. Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit. Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...