Në fundjavë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat në rritje
Në ditët e fundjavës vendi ynë do të dominohet nga fusha të presionit të lartë që kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell, e nga Mesdheu rryma të ngrohta ajrore sjellin rritje të temperaturave që ditën e diel dhe të hënë pritet të mbërrijnë deri në 30C, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se edhe ditëve të para të javës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e nga dita e martë mund të ketë një ulje të lehtë të temperaturave maksimale.
Parashikimi për periudhën 5-9 shtator:
5.09 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë.
6.09 – Më nxehtë, kryesisht me diell.
7.09 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
8.09 – Në mëngjes pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.
9.09 – Kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 26C deri në 30C.
Të shtunën era do të fryjë nga verilindja e lehtë dhe mesatare 2-5m/s, e nga dita e diel nga jugu 1-6m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e gjatë javës së ardhshme sërish shënon rritje.

Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi