Gjatë javës përmirësim i motit, më stabil, pa të reshura dhe intervale më të gjata me diell
Gjatë javës së dytë të shtatorit anticikloni i Azoreve që po shtrihet mbi Evropën Qendrore, do të përfshijë edhe rajonin tonë, ku do të favorizojë mot më stabil, pa të reshura dhe me intervale më të gjata me diell.
E hënë – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.
E martë – Paradite mot kryesisht me diell, gjatë ditës pjesërisht vranët.
E mërkurë dhe e enjte – Mot i mirë, kryesisht me diell.
E premte – Paradite mot kryesisht me diell, gjatë ditës vranësirat do të shtohen.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet nga 24C deri në 28C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriu dhe verilindja 3-8m/s..
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren