Ditën e premte dhe në fundjavë pritet të mbajë mot stabil, kryesisht i kthjellët dhe me diell.
Kjo, si rrjedhojë e depërtimit të fushave të presionit të lartë nga Anticikloni i Azoreve mbi Evropën qendrore, e që në fundjavë do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë.
Në fillim të javës së ardhshme rryma të nxehta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajon, që pritet të rrisin temperaturat maksimale edhe deri në 30C.
Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, nga mesi i javës, mbi rajon do të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit evropian, që do të zbresin temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.
13.09.2019 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 6.
14.09.2019 – Mot i mirë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga verilindja 3-6m/s. Indeksi UV: 7.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...