Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për pesë ditët e ardhshme parashihet të jetë i paqëndrueshëm.
Sipas IHMK-së, dy ditët e para të javës mbeten me kushte stabile meteorologjike, ndërsa nga e mërkura serish kushte për reshje shiu, përcjell Arbresh.info.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius.
Moti për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti me diell dhe vranesira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 10 – 15°C
Temperaturat maksimale: 25-30
Era: Kryesisht nga veriperendimi e lehte deri mesatare.
E martë
Moti me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Temperaturat minimale: 8– 12°C
Temperaturat maksimale: 27-33°C
Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të pakta, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale: 8– 13°C
Temperaturat maksimale: 22-27°C
Era: kryesisht nga veriperëndime, e lehtë dhe lokalisht e forte.
E enjte
Moti me diell dhe vranesiar te pjeseshme. Vranesirat gjatë pjesese së dytë kryesisht parashihen të sjellin riga locale shiu.
Temperaturat minimale: 9– 15°C
Temperaturat maksimale: 23-27°C
Era: nga verilindja, 1–5 m/s
E premte
Mot me diel dhe vranesira të shpërndara, të cilat do të jenë të fokusuara për rreth relievit malor.
Temperaturat minimale: 10-13°C
Temperaturat maksimale: 24-28C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./Arbresh.info
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...