Moti i ligë dhe erërat e forta po vazhdojnë të shkaktojë prishje në rrjetin elektrik anekënd vendit.
Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari sot, por edhe Prishtina si dhe disa dalje ne Mitrovicë.
Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur. Janë angazhuar ekipe shtesë të KEDS si dhe kanë vënë në funksion makineri shtesë në terren për t’i sanuar prishjet në kohë më të shkurtër.
KEDS është i përkushtuar për të siguruar furnizim optimal, dhe në bashkëpunim e bashkëveprim me konsumatorët, ta kalojmë këtë mot me erëra të fuqishme.
Prandaj, në tejkalimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj situatë, një ndihmëse të madhe mund të jepnin edhe qytetarët.
KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht e-malin [email protected] apo në faqen e KEDS-it në Facebook, KEDS Energy.
Prishjet apo anomalitë tjera eventuale mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues 038 501 701 1000 dhe 038 791 000.
Kjo do t’i ndihmonte shumë ekipet që të detektonin prishjet në afat shumë më të shkurtër dhe do të kursehej shumë kohë.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...