Në dy ditën e ardhshme moti në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët. Të mërkurën do të ketë intervale me diell, ndërsa të enjten moti do të jetë i vranët dhe me reshje shihu.
Sipas IHMK-së temperaturat do të jenë ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
“Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e enjte do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Gjatë vikendit sërish priten reshje!”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...