Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme, pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave në të dy vlerat ekstreme, duke sjellë një mot më të ngrohtë në krahasim me javën që lamë pas.
Sipas njoftimit, në orët e mëngjesit, do të ketë kushte për mjegull në shumë zona, veçanërisht në ultësira dhe vise urbane, gjë që mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit, shkruan Arbresh.info.
Cilësia e ajrit parashikohet të jetë e dobët,( përveç ditës së mërkurë, ku parashihen riga shiu dhe qarkullim i mire i ajrit) duke u ndikuar nga qëndrimi i grimcave të ndotjes në atmosferë për shkak të kushteve të qeta meteorologjike.
“Për këtë arsye, rekomandohet që personat me probleme të frymëmarrjes, fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike të kufizojnë daljet gjatë orëve me mjegull dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm në zonat urbane.”, thuhet në njoftim.
E Hënë, 27 Janar 2025
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranesira të shperndara.Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 12°C deri në 15°C . Do të fryjë erë e lehë nga jugperendimi.
E Martë, 28 Janar 2025
Moti mbetet kryesisht i ngjajshëm me ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperendimit.
E Mërkurë, 29Janar 2025
Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet 3°C dhe 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9°C deri në 11°C. Do të fryjë erë nga jugperendi me shpejtesi 1-5m/s.
E Enjte, 30 Janar 2025
Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell.Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4 m/s.
E Premte, 31 Janar 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 10°C deri në 12°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperndimi me shpejtësi 1-2 m/s./Arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë