Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në lagje Emshir në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila shtoi se mosmarrëveshja erdhi pas një aksidenti në trafik në rrugën “Ali Vitija”.
Ahmeti theksoi se katër persona janë arrestuar për mospërfillje të urdhërave të policisë.
“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërrmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhërave të policisë, janë shoqëruar në stacionin policor katër persona.”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, Polica është duke i trajtuar rrethanat e ngjarjes.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?