Në fakt, këto janë pamjet e punimit të obeliskut Newborn, që tash e 8 vjet e simbolizon Pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa pronari i kësaj punëtorie, që edhe i ka bërë xhirimet, tani e kujton kohën kur iu dorëzua kjo punë nga autori i monumentit, Fisnik Ismajli, duke thënë se ky i fundit donte shtatë germa të mëdha e për çka e si do të përdoren ai nuk kishte bërë të ditur, njofton Klan Kosova.
Por tani Hasim Asllani, në 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dëshiron vetëm që qytetarët ta dinë se duart e kujt, idenë e Ismailit e bënë realitet.
Por është vetë autori, Ismaili, ai që këto ditë përmes llogarisë në Facebook, e ka akuzuar Asllanin se ia mori 11 mijë euro më shumë, se që duhej për punën e kryer, por që pronari i MTA këtë akuzë nuk po e pranon, njofton Klan Kosova.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...
27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat marrin fije bakri nga një ...
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...