Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se mosekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit publik është neglizhencë e Hekuran Muratit ndaj detyrave ligjore që ka si ministër i Financave.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se më e pakta që mund të bëhej ishte informimi paraprak dhe sqarimi për arsyet dhe sqarimin për arsyet dhe hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e çështjes, shkruan Arbresh.info.
“Ministri i Financave edhe të dielën ishte shumë i angazhuar me inxhiniering të shifrave ekonomike për të portretizuar mesazhet politike, të cilat atij dhe ministrave të tjerë ua dikton partia. Por, nuk e kishte idenë se ditën tjetër nuk do të ekzekutoheshin pagat për rreth 85 mijë zyrtarë në sektorin publik. Kjo sjellje është neglizhencë ndaj detyrave ligjore që ka Ministri i Financave.”, ka thënë ai.
“Tendenca për të vendosur kontrollin mbi administratën shtetërore, duke lënë me ushtrues detyre pozitat kryesore po shkon në dëm të zyrtarëve shtetërorë dhe gjithë administratës.”, shtoi Hoti.
“Si mund të mbajnë shtet këta kur bëjnë lëshime të tilla?”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu