
T7
Ka nisur protesta në Parkun e qytetit në Gjakovë me thirrjen për drejtësi për Daorsa Spahian.
Protestuesit po kërkojnë hetim të plotë e transparent për dhunën ndaj Daorsa Spahijas, shkruan Arbresh.info
Poashtu është kërkuar që vdekja e Daorsës të trajtohet si vrasje dhe jo si vetëvrasje.
“Mos e ler vrasjen të quhet vetëvrasje! Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria. Ne nuk do të heshtim”, ishte thirrja që u bë në protestën për Daorsën.
Kujtojmë se studentja nga Gjakova, Daorsa Spahija u gjet e vdekur në Tetovë dhe sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, hetimet e para thonë që është vetëvrasje./Arbresh.info


Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...