Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hysen Çekaj, ka marrë 12 mijë vota nga votimi që është bërë përmes postës.
Kundërshtarët politikë akuzuan LDK-në që ka bërë manipulime me votat e diasporës, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë “Mllef e plot vrer për një djalë të ri nga mërgata, sepse merr vota, merreni me mend, nga vet mërgata”.
“Nga vendi ku ka kaluar gjithë jetën e tij – me barrën e babës hero mbi supe – dhe me ëndrrën e madhe se një ditë do të kthehet në vendlindje në shërbim! Në moçalin e madh të pështymave e të konspiracioneve të liga, të partisë që në ambasada mbushë thasë me vota, e në Kosovë nxitë veç helm e vrer, Hysen Sali Çekaj qëndron fort dhe duron me dinjitet gjithë këtë sulm të egër – ende pa nisur mirë karrierën e tij politike”, ka shkruar kreu i LDK-së.
Më tej, ai ka shkruar se Çekaj po sulmohet pasi duan ta dekurajojnë, njollosin e zhvlerësojnë.
“Sepse janë me mllef, me shumë mllef, që ai së bashku me ne, theu një mit që s’mendohej se do të thyhej ndonjëherë! Si një njeri i urtë, si një djalë i jashtëzakonshëm, ai ka më së paku nevojë për mbrojtje. Tani me barrën e re të përfaqësimit, ka veç një mision. Të shenjtin para vetes. Që popullizmin rrënues, atë që po na mbanë peng në urrejtje, ta çrrënjosë me ka krejt, e herën tjetër të dyfishojë këtë mbështetje”, thotë ai.
Abdixhiku ka shtuar mes tjerash “Kokën lartë Hysen”.
“Ky mision është fisnik për të gjithë ne. Shihe me çfarë duhet ballafaquar këndej! E juve mërgatë, sërish, për të satën herë, edhe një herë, ju faleminderit”, theksoi ai./Arbresh.info/
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...