Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët disa lokale dhe banesa që kanë qenë përreth.
“Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre mjeteve piroteknike”, ka thënë për klan kosoven zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
“Si pasojë e kësaj ka shpërthyer zjarri. I njëjti është përhapur në të gjitha lokalet ku kanë qenë shitësit ambulantë duke e bërë shitjen e tyre”.
“Kjo punë ka shkuar në mënyrë të pakontrolluar. Si pasojë e kësaj një person është lënduar. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.
Gashi tha që situata tashmë është nën kontroll dhe që njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?