Shtrirja e sovranitetit në veri të Kosovës po vazhdon të realizohet ende.
Bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë pjesë të territorit kosovar ishte e pamundur për shkak të numrit të madh të bandave kriminale të cilët nuk lejonin të gjejnë paqe qytetarët.
Për disa vite, tashmë gjërat kanë ndryshuar edhe situata ka filluar të normalizohet, raporton Arbresh.info.
Në mesin e shumë bizneseve shqiptare që kanë zënë vend në veri është edhe Banka Ekonomike e Kosovës.
Për herë të parë në histori të vendit, Banka Ekonomike e vetmja bankë shqiptare hapur sot në Leposaviq.
Hapja e degës më të re të Bankës Ekonomike është bërë me ceremoni solemne në të cilën ka marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti si dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Banka Ekonomike është banka e vetme me pronar shqiptar që ka arritur të depërtoj në veri me hapjen e pikës së re muaj më parë në sheshin Car Llazar dhe sot në Leposaviq.
Pika e re gjendet shumë pranë Komunës së Leoosaviqit.
Ndryshe, sot vihet re një numër i shtuar i Policisë së Kosovës të cilet po kujtesen për sigurin e qytetarëve./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Gjithçka gati për hapjen e bankës shqiptare të parë me pronar shqiptar në Leposaviq
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...