Deputeti i Kuvendit të Kosovës Dardan Molliqaj i është gëzuar lajmit për ndërprerje të paraburgimit për tre aktivistët e VV-së.
Lirimin e Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit, Molliqaj e ka lidhur me ditëlindjen e aktivistit të vdekur të VV-së Astrit Deharit.
Postimi i Molliqajt në Facebook:
Lirohen nga paraburgimi Atdheu, Egzoni dhe Frashëri. Pikërisht sot, në ditëlindjen e Astrit Deharit, kur ai do të duhej të ishte në mesin tonë duke festuar ditëlindjen e tij.
Kjo përndjekje e montuar politike ndaj aktivistëve tanë duhet dhe do të përfundoj duke i sjellur para drejtësisë ata që padrejtësisht arrestuan aktivistët dhe si pasojë na e morën Astritin.#DrejtësipërAstritin
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...