Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është duke shkuar mbrapsht.
Derisa në kuvend po diskutohet për këtë proces, Molliqaj, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për shpikjen e temës për ndarje të Kosovës.
“Thaçi i then këmbët për dialog dhe disa të tjerë që herë i afrohen e herë kanë synime ta marrin këtë dialog”.
“Gara është mbrapsht, cili ta bëjë garën i pari dhe jo çfarë marrëveshje të nënshkruajë. Thaçi është mjeshtër i manipulimit publik. Ai e ka shpik temën e ndarjes për të krijuar dy efekte. Njëra që kur të pranohet autonomia për veriun të thotë se unë jam shpëtimtari dhe e dyta të shmangë vëmendjen nga përgjegjësia e dialogut që e ka nisur pa mandat”.
“Rrethanat gjeopolitike nuk e lejojnë ndarjen përveç nëse ndodhin ndryshime të mëdha. Çdo tentim për ndarje të Kosovës është plan për të amortizuar autonominë për veriun. Kjo thuhet që kushdo që e ka përfytyrimin për ndarje të Kosovës, kur të vjen autonomia është të thuhet “shpëtuam”.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...