Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka thënë që partia në të cilën bën pjesë do të jetë subjekt përcaktues në zgjedhje.
Kjo sepse sipas Molliqajt, PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike. Madje Molliqaj ka premtuar se PSD’ja do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita. Njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve.
Për mua është e qartë arsyeja se pse po na sulmojnë:
– PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit.
– PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme.
Por mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë
Asnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik, që bazohet në bindjet tona socialdemokrate dhe anti-populliste.
Koha do të kalojë shpejt, dhe shpejt gjithçka do të shihe.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...