Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardcan Molliqaj ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bashkëshortit të Presidetnes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj shkruan se diplomati dhe bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu duhet të shkarkohet pas linçimit dhe kërcënimeve që u ka bërë gazetarëve.
“Duke qenë diplomat i shtetit dhe bashkëshort i presidentes, Prindon Sadriu ka linçuar e kërcënuar media e gazetarë. Deklarata e tij është deklaratë e njeriut të veshur me pushtet. Në anën tjetër, sjellja e institucioneve përgjegjëse sikur asgjë nuk ka ndodhur e vërteton qasjen që e ka pushteti ndaj fjalës së lirë”, shkruan Molliqaj.
Ai thotë se pushteti do disiplinë.
“Pra, nuk bëhet fjalë për kufijtë etikë që nuk duhet kaluar. Thjesht, ka rëndësi kujt i drejtohet kritika. Një polic ka kërkuar më shumë të drejta brenda kontekstit kur po diskutoheshin shtesat e privilegjet e deputetëve. Menjëherë i mori 6 muaj suspendim. Prindonit diplomat, pjesë e pushtetit presidencial nuk i nisë procedurë kush. Pushteti do disiplinë”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...