Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Mulliqaj pas shpalljes së vendimit për aktivitetet e VV-së ka thënë se Vetëvendosje do të bëjë çdo gjë që është e mundur për t’i dërguar në burg kriminelët e Klanit Pronto, shkruan arbresh.info.
Ai u shpreh i bindur se aktivistët do të përfundojnë të pafajshëm.
“Ky rast ka me përfundu me pafajësi për aktivistët tonë. Ajo çka ka me qenë e vërteta e fundit është se këta aktivistë janë të pafajshëm këtë jo që e them unë por provat që janë. Ashtu siç janë dënuar sot Atdheu Adea Frasheri e Egzoni ka mujt me u denu unë Visari e të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes” ka thënë Molliqaj në një konferencë për media.”
“Klani Pronot në krye me Kadri Veselit e LDK-në që jon bo gati me sulmu Vetëvendosjen ne mënyra të ndryshime Vetëvendosje nuk ka me lon asnjë kriminel pa e dërgu në burg”
Ai ka thënë se aktivistët u dënuan pa asnjë provë.
“Krejt njerëzit që kanë dyshime munden me shku mi marr procesverbalet. Të gjithë dëshmitarët kanë deklaruar që këta aktivistë nuk kanë bërë sulm”
“Nuk ka asnjë raport të asnjë institucioni që kanë thënë aktivistët tone me rastin e sulmit ndaj kuvendit përfshirë faraniken”
“Edhe FB thotë që pamjet nuk munden me identifikuar asnjërin nga aktivistët që ju po folni. Jonë të shkruara nga institucionet”
Ai ka thënë se për gjithë këtë do të marrin përgjigje sonte në orën 20:00, ku do të mbahet tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje./arbresh.info/
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...