OVL e UÇK-së, ka bërë të ditur se të hënën me 6 qershor veteranët do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.
Shkak për këtë sipas tij është diskriminimi që po iu bëhet veteranëve sa përket pensioneve për ta.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se do të bëhet pjesë e protestës bashkë me veteranët e UÇK-së.
Postimi i tij:
Nesër do të protestoj!
Nesër do të protestoj. Bashkë me veteranët e UÇK-së që shteti i braktisi.
Bashkë me ata që na e sollën lirinë e përpjekjen e të cilëve qeveria po e dënon.
Bashkë me ata, të vetmit që shteti nuk i ndihmoi fare gjatë krizave t’kësaj kohe.
Dha para me miliona për biznese të mëdha, kurse veteranët don t’i lë edhe nën pagën minimale. Sepse nuk i do. Sepse kurrë s’e deshti luftën e tyre.
Prandaj i sulmoi vazhdimisht. Ani pse vetë është veteran i rrejshëm.
Nesër do të jemi në shesh, bashkë me ata që jetën e tyre e lanë peng për lirinë tonë. Dhe do të jemi bashkë me ta, përherë. Sepse lufta e tyre është projekti i lirisë, i barazisë e i progresit./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK