Ish- Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, tashmë kreu i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dështimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për më shumë se dy vjet, këto dy subjekte politike kërkonin rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie të re.
Sipas tij, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar.
Ai, ka shkruar se për këto dy parti, po del të jenë më e rëndësishme pozitat, se sa bërja e qeverisë.
Reagimi i plotë i Molliqajt:
Për më shumë se 2 vite, VV dhe LDK kërkonin – me të drejtë – rrëzimin e qeverisë. Për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.
Por në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar:
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...