Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas raportimeve se është arritur marrëveshje mes dy partive, Lëvizje Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për bashkëqeverisje.
Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj, e ka quajtur “ujdi monarkësh” marrëveshjen VV-LDK që pritet të nënshkruhet nesër.
Madje sipas Molliqajt, Kurti po delegjitimon institucionet demokratike me ujdinë e tij monarkiste dhe po e bën kurban Konjufcën me të vetmin qëllim që të arrijë në pushtet.
“Kurti, në letrën dërguar Mustafës 10 ditë më parë, e quajti “ujdi monarkësh” e “ogur fatkeq” largimin e Konjufcës nga Kryetari i Kuvendit. Pikërisht këto fjalë sot, sipas raportimeve në media, i gëlltiti Kurti teksa arrinë marrëveshje me Mustafën. Ai po sillet si monark, me fjalë të veta, po delegjitimon institucionet demokratike me ujdinë e tij monarkiste dhe po bën kurban Konjufcën me të vetmin qëllim që të vij në pushtet”, thotë Molliqaj.
Më tej, ai Kurtin e ka quajtur popullist i cili sipas tij i ndryshon fjalët dhe se nuk bën dallim nga paraardhësit e tij në pushtet.
“Popullistët që vijnë në qeveri kanë një të përbashkët me elitat politike që i kritikojnë për korrupsion dhe marrëveshje të dëmshme. Në fund, ata arrijnë marrëveshje të njëjta si paraardhësit e tyre e gjithmonë arsyetohen me qëllimin e tyre dashamirë. Popullistët duke thënë për të mirën e popullit e elitat politike për të mirën e shtetit. Popullistët si Kurti me elitat politike si paraardhësit e tij në pushtet nuk kanë dallim në qëllimet e tyre. Këta, teksa i ndryshojnë fjalët për më pak se 10 ditë, nuk sjellin ndryshim por vetëm stagnim”, ka shkruar Molliqaj.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...