Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar krerët e shtetit serb, në Berlin.
Para fillimit të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që është duke u mbajtur në Berlin, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka takuar presidentin dhe kryeministren e Serbisë, shkruan lajmi.net.
Takimi i në mes Federica Mogherinit, Aleksandar Vuçiqit dhe Ana Bërnabiqit është zhvilluar në Berlin, pak para fillimit të Samitit të Berlinit, Samit ky është bërë me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Kujtojmë se Mogherini do të takohet edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, të cilët po ashtu janë pjesëmarrës në këtë Samit.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...