Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Nënkryetare e Komisionit Evropian, u takua të martën në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me presidentët Aleksandar Vuçiç të Serbisë dhe Hashim Thaçi të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ata vazhduan diskutimin e tyre në një fazë të re të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, duke u bazuar në takimet në korrik dhe gusht.
“Ata gjithashtu shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjes për Drejtësinë që do të zbatohet plotësisht më 17 tetor, siç u pajtua gjatë takimit të tyre të fundit,” thuhet në komunikatën e BE, transmeton arbresh.info.
Përfaqësuesja e Lartë përshëndeti angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kujton se përparimi i të dy vendeve në agjendat e integrimit të tyre në BE është i lidhur fort me progresin në Dialog./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës