Mogherini: Referendumi në Republika Srpska të Bosnjës është shumë problematik

21:42 | 21 Korrik 2015
M. A.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politika të Jashtëm dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka thënë se një referendum i mundshëm për ndryshime në sistemin e drejtësisë të Bosnjës dhe Hercegovinës, nga Republika Srpska, do të shkaktonte shumë komplikime për vetë Bosnjën dhe integrimin evropian të këtij shteti.

Referendumi do të ishte tepër problematik ka deklaruar Mogherini pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të shteteve të BE-së, në Bruksel, shkruan Tanjgu, transmeton Klan Kosova.

Mogherini theksoi se të gjithë 28 ministrat janë shumë të brengosur për atë që theksoi udhëheqësi i Republikës Serbe brenda Bosnjës, Milorad Dodik, për të mbajtur një referendum.

Data për referendumin nuk është caktuar ende, dhe kjo mundëson që kjo ide për marrjen e këtij hapi të rikonisderohet, tha Mogherini.

Vendimi për mbajtjen e referendumin ishte vendosur në parlamentin e Republika Srpskas me 15 të këtij muaj.

Shpërndaje në rrjete sociale