Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha sot në Bruksel se Bashkimi Evropian kërkon nga autoritetet në Prishtinë të heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe.
Komentet ajo i bëri gjatë një konference për media që mbajti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Serbinë, transmeton REL.
Mogherini deklaroi se është qëndrim i BE-së dhe NATO-s që formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë proces i pranueshëm dhe gradual në të cilin duhet të jenë të përfshira gjitha palët.
Sa i përket bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kryediplomatja evropiane tërhoqi vërejtjen se çdo alternativë tjetër përveç dialogut “është e rrezikshme”.
Në anën tjetër, kryeministrja serbe, Bërnabiq theksoi se veprimet e fundit të Prishtinës janë “kërcënimi më i madh i stabilitetit dhe paqes në rajon”.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?