Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës do të tentohet të rrëzohet Qeveria e Kosovës, pasi që NISMA për Kosovën ka iniciuar mocionin e mosbesimin për Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, ndërkohë që partitë kryesore që gjenden në pushtet, PDK e LDK duket se nuk po mund të merren vesh se si ta procedojnë në Kuvend demarkacionin me Malin e Zi.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se mocioni i të mërkurës nuk pritet të përkrahet nga deputetët e PDK-së, vota e të cilëve është e domosdoshme për rrëzimin e Qeverisë. Kjo pasi Veriu.info mëson se PDK-ja i ka dhënë afat Isa Mustafës të siguroj deri të premten 30 nënshkrime të deputetëve, me të cilët do ta dëshmoj se i ka votat për kalimin e demarkacionit.
“Nëse LDK i siguron 30 nënshkrime deri të premten, atëherë demarkacioni do të procedohet për në Kuvend dhe do të provohet të votohet për kalimin e tij. Nëse demarkacioni kalon, atëherë me këtë përmbushen shumica e detyrimeve të kësaj qeverie karshi faktorit ndërkombëtar dhe kështu në dakordim me LDK-në do të vendosim për shkuar në zgjedhje të parakoshme. Mirëpo, nëse demarkacioni nuk kalon në votim apo nëse kryeministri deri të premten nuk arrin t’i siguroj 30 nënshkrime, do ta shpërbëjmë Kuvendin e Kosovës me 80 vota, ashtu siç parasheh paragrafi 2 i nenit 82 të Kushtetutës së Kosovës”, thotë burimi i Veriu.info nga PDK-ja.
Ky burim bënë të ditur se zgjedhjet do të mbahen gjithësesi në qershor, por jo përmes votimit të mocionit të mosbesimit të opozitës, por përmes shpërberjes së Kuvendit, i cili pritet të bëhet në fundjavë ose në fillim të javës së ardhshme.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...