Grupi i tifozëve të Prishtinës ‘Plisat’ kanë nisur aksionin për mbledhjen e ushqimit dhe veshmbathjeve për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri.
Ata do të nisen sot rreth orës 15:00 për në Shqipëri ku edhe do t’i dërgojnë ndihmat e grumbulluara.
Pika e grumbullimit është në Fun Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti, shkruan arbresh.info.
“Tash është koha që të veprojmë. Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkangjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri. Plisat po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njejtat do të nisen sot në ora 15:00 për në Shqipëri. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni duke sjellur ushqim, batanije e veshmbathje, aq sa keni mundësi. Pika e grumbullimit është në Fun Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti. Një ndihmë e vogël nga ti këtu, është tepër e madhe për një shqiptar atje. Jemi të njejtë, jemi të bashkuar, jemi të goditur të gjithë, prandaj të veprojmë së bashku!”, thuhet në njoftimin e tyre./arbresh.info/

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit