Pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët ka filluar dhe po mbahet në të gjitha Komunat e Kosovës dhe po vëzhgohet nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, drejtorisë komunale dhe rreth 3000 administrues nëpër shkolla.
Kështu ka thënë ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë vizitës në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” . Ai tha se është test i vlerësimit kombëtar ku janë të mobilizuar për të vëzhguar punën e 32 mijë maturantëve, në mënyrë që të kemi një maturë kredibile dhe të besueshme.
Drejtori i shkollës Azem Jaha është shpreh i kënaqur që çdo gjë po shkon sipas rregullave dhe në mënyrë korrekte. Me ketë rast ne vizitë doli edhe drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbrie Nagavci, e cila tha se në komunën e Prishtinës janë nënshkruar 4795 maturant në 22 shkolla të mesme.
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025