Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij për mobilizimin e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, teksa ka bërë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm.
Hovenier me anë të një postimi në platformën ‘X’, ka thënë se telefonata e mbrëmshme e kryeministrit të vendit, Albin Kurti me Këshilltarin për Çështje të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, ka qenë e rëndësishme, shkruan Arbresh.info.
“Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të dy palët, e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që të arrihet stabilteti”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info
Important call between NSA @JakeSullivan46 and Prime Minister Kurti. The United States is concerned about Serbian military mobilizations near the Kosovo border. We are urging immediate de-escalation, and we consider the full implementation by both sides of the agreements reached… https://t.co/oJeLNQHwHD
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 30, 2023
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...