Ministria për Komunitete dhe Kthim ka ndarë 3 milionë euro për projektet në katër komuna në veri të Kosovës.
Marrëveshja e cila definon projektet dhe formën e realizimit të tyre është nënshkruar në prezencën e kryetarëve të komunave nga veriu i Kosovës në Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Ministri Dalibor Jevtiq theksoi se Ministria ka ndarë gjysmën e buxhetit për projektet në veri, dhe shpreson se realizimi i projekteve do të bëhet sipas afateve të caktuara ashtu që të hollat mos të shkojnë në suficit.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes përveç ministrit Jevtiq ishin prezent edhe kryetarët e komunave në veri të Kosovës, ministri i Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq, ministri i Mjedisit Ferid Agani, si dhe përfaqësuesit USAID-it dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten