Policia e Kosovës e ka pranuar sot një informacion për një mjet të dyshuar në një pompë të derivateve, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Menjëherë është rrethuar vendi i ngjarjes.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në rajonin e Prishtinës, ka thënë se bëhet fjalë për një automjet të parkuar në afërsi të pompës.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info/
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...