Një mjek ka ndërruar jetë sot gjatë orarit të tij të punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sipas dyshimeve fillestare bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Por, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.
“Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, tha Nikçi.
Kurse, në lidhje me rastin ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ku përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mjeku Reshat Emra, ka vdekur nga infrakti, gjatë orarit të tij të punës si kujdestar dite.
“Shumë net pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve. Në situatë të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja”, thuhet në reagimin e spitalit./arbresh.info/
Vdes mjeku në Spitalin e Pejës gjatë orarit të punës, nisin hetimet
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...