Me një përvojë prej 18 vjetësh, me 13 mijë operacione të kryera, doktori kosovar Halil Krasniqi po shpëton jetët e pacientëve me sëmundje vaskulare në Gjermani.
Djaloshi nga Peja që në moshën tetëvjeçare ëndërronte të bëhej human, andaj zgjodhi profesionin e mjekut dhe arriti që në një shtet të huaj si Gjermania të vendoset në pozicionin e shefit të një klinike me 36 krevate dhe 26 bashkëpunëtorë, për shkak të aftësisë profesionale të tij, ku edhe i është besuar kjo kompetencë.
Në dy spitale, ku ka qenë shef i kirurgjisë vaskulare në Gjermani, ka qenë i vetmi i huaj me shtetësi gjermane.
Ai tani është shef i kirurgjisë vaskulare në Klinikën Universitare në Haidelbergut të Gjermanisë si dhe ligjërues i kirurgjisë vaskulare dhe anatomisë në këtë universitet.
Por, Krasniqi ka vendosur që humanizmin dhe profesionalizmin e tij ta vërë në shërbim edhe të bashkëkombësve të tij.
Para dy ditësh në Spitalin Amerikan janë operuar pesë veta, dy të shtrirë dhe tre mund të shkojnë në shtëpi tani. Ata janë operuar nga mjeku me renome ndërkombëtare Krasniqi, i cili tashmë kryen të gjitha operacionet vaskulare, ato venoze, arteriale dhe limfatike./Zëri/
https://youtu.be/yMZMCC5xIqY
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...