Klinika e Neonatologjisë në QKUK për pak sa nuk u përfshi nga një zjarr i madh gjatë muajit të kaluar.
Por fatmirësisht intervenimi i shpejt i stafit të klinikës ka shpëtuar dhjetëra foshnje nga kërcënimi i përhapjes së flakëve.
Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë e cila ndodhet në objektin e njëjtë me Klinikën e Gjinekologjisë, Dr. Xhevdet Gojnovci, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, shkruan Gazeta Shneta.
Gojnovci ka thënë se më datën 16 nëntor në ora 8 e 15 të mëngjesit është lajmëruar nga stafi se ka rënë zjarr në pjesën e jashtme të klinikës. “Menjëherë i kemi marr aparatet për shuarjen e flakëve dhe kemi arritur që ta lokalizojmë zjarrin”, ka deklaruar Gojnovci.
Ai ka thënë se nuk e dinë burimin se çka e shkaktoi zjarrin, por ka dyshime se mund të ketë ndodhur nga ndonjë pakujdesi ose rryma. “Nuk e dimë shkakun, por e dimë se zjarri mund të kishte qenë katastrofal duke pas parasyshë sasinë e oksigjenit që e kemi në klinikë, si dhe numrin e foshnjave që trajtohen këtu. Fatmirësisht asnjë nga këto nuk kanë ndodhur”, ka deklaruar Gojnovci.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...