Në kohën e verës të shpeshta janë lajmet për vdekjen e turistëve nëpër vendet bregdetare. Këtë fat të keq nuk e kishte një grua nga Gjakova që po bënte pushime në Velipojë.
Ndonëse për disa minuta ajo ishte pa vetëdije për shkak të ujit të tepërt që i kishte hy në organizëm, fatmirësisht ka shpëtuar. I gjithë rasti kishte ndodhur derisa ajo po qëndronte në det, më 30 qershor rreth orës 18:00.
Ndihmën e parë [reanimacion cardiopulmonar] gruas rreth të 70-ve ia ka dhënë, Majlinda Zeqiri, mjekja e përgjithshme e cila punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Mjekja Zeqiri, e cila ushtron këtë profesion që një vit, thotë se pavarësisht stresit dhe presionit që kishte nga njerëzit për rreth, ajo mundi ta kryej misionin e saj si mjeke – të shpëtojë jetë.

Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...